Hysaj me kontratë të re në Napoli
Napoli do ta shpërblejë Elseid Hysajn me kontratë të re.
Sport
Elseid Hysaj është njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë. Pas largimit të Maurizio Sarrit në drejtim të Chelseat, të gjitha mediat e lidhnin shqiptarin me klubin londinez.
Por duket se Hysaj do të vazhdoj kontratën me Napolin ku do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës.
Sipas medieve italiane, agjenti i lojtarit Mario Giufreddi ka pasur takim me drejtuesit e klubit ku është arritur një akord paraprak.
Napoli do t’i vazhdojë kontratën ndërsa do të largohet edhe klauzola prej 50 milionë eurove. Me kontratën e re e cila do të jetë deri në vitin 2023, Hysaj do të fitojë pagë vjetore prej 2,4 milionë eurove në stinor.