Hysaj me deklaratë befasuese për Juventusin

Elseid Hysaj ka folur dhe shanseve për ta fituar Serie A-në.

Sport

18/10/2018 19:54

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka thënë se Serie A sapo ka filluar, andaj do të luftojnë deri në fund.

“Gara për titull? Liga sapo ka filluar, ne jemi larg vetëm gjashtë pikë.”, ka thënë fillimisht mbrojtësi shqiptar, përcjell “lajmi.net”.

“Ancelotti është një trajner i madh dhe shpresoj që të vazhdojmë me rezultate të mira”.

“Shpresoj që të fitojmë shumë trofe me Ancelottin. Ai ka stërvitur kampionë dhe është një nder që të luash për të. Kemi shuam cilësi në skuadër, andaj shpresojmë ta fitojmë titullin në këtë sezon”, ka thënë me tej Hysaj. /Lajmi.net/