Hysaj largohet nga Napoli, zgjedh Premierligën

Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interesim për transferimin e Elseid Hysajt.

Sport

08/02/2018 10:48

Elseid Hysaj mund të jetë duke luajtur vitin e tij të fundit në Itali.

Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interesim për transferimin e tij, shkruan talkSPORT.

“Arsenal dhe Manchester United synojnë ta kenë në skuadër gjatë verës mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, shkruan “talkSport”, përcjell “lajmi.net”.

Hysaj me Napolin ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa vlera e tij është rreth 50 milionë euro. /Lajmi.net/