Hysaj ka një mesazh special për De Biasin (FOTO)

Elseid Hysaj ka një falënderim të veçantë për Gianni de Biasin.

Sport

14/06/2017 13:11

Elseid Hysaj, nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar trajnerin De Biazi pas vendimit të këtij të fundit për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë.

“Faleminderit mister De Biasi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip të vogël në një ekip të madh! Faleminderit edhe për ata emocione të paharrueshme në Francë”, ishin fjalët e futbollistit.

Ato shoqëroheshin me një flamur shqiptar dhe fjalët “i vërtetë”, duke nënkuptuar se sa e ndjente tekniku dashurinë për Shqipërinë.

Mbrojtësi debutoi në radhët e përfaqësueses shqiptare pikërisht nën drejtimin e teknikut që kur ishte 19-vjeç, duke u kthyer shpejt në një element kyç të prapavijës kuqezi.