Hysaj – Juventus, lajm i madh nga agjenti i lojtarit

Agjenti i Elseid Hysajt ka konfirmuar se Juventusi ka bërë një ofertë për lojtarin e tij, por Napoli dëshiron të mbaj më të mirët në skuadër.

Sport

26/07/2017 17:22

‘Zonja e Vjetër’ e ka cilësuar mbrojtësin shqiptar si zëvendësues ideal të Dani Alves, që si transferim i lirë iu bashkua francezëve të PSG-së.

“Juve mund të ketë bërë ofertë”, ka deklaruar Mario Giuffredi për ‘Radio Crc’, përcjell lajmi.net.

“Është e drejtë e Napolit të mbajë lojtarët më të mirë, për të luftuar për skudeton”./Lajmi.net/