Hysaj e Gjimshiti kërkojnë lirimin e Ballistit

Lojtarët e Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj, nëpërmjet rrjeteve social, "Facebook" e "Instagram", kanë reaguar pas njoftimeve se Kroacia mund ta ekstradojë Ismail Morinën në Serbi.

Sport

29/07/2017 16:40

 

Yjet e ekipit kuqezi kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem.

“#LiriPerIsmailMorinen”, ka shkruar Gjimshiti.

“Sot me shume se kurre jemi bashk me nje deshir e nje qellim duke rraguar ndaj vendimit te gjykates kroate per ekstradimkn e ismail morines. E konsiderojme nje veprim absurd denimin e nje tifozi i cili shprehu ne nje menyre origjinale mbeshtetjen e skuadres.i qendrpjm prap ballistit.e nxisim autoritete shqiptare qe te nderhyjne per te zgjidhur sa me shpejt kete problem.te gjithe per nje #liripërismailmorinën”, ka shkruar Hysaj.