Hysaj e do kalimin te Chelsea, po ka një problem në marrëveshje

Një gjë është e sigurt, Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli.

Merkato

09/01/2019 14:47

Carlo Ancelotti i ka bërë me dije Elseid Hysajt se nuk llogaritë në shërbimet e tij, andaj është i lirë të largohet.

Mbrojtësi shqiptar e ka humbur vendin e titullarit, andaj Chelsea e dëshiron transferimin e tij, përcjell lajmi.net.

Për ta kompletuar transferimin e Hysajt, skuadra londineze duhet t’i paguajë Napolit rreth 50 milionë euro.

Maurizio Sarri ka kërkuar nga Chelsea që transferimi i mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë të ndodhë në këtë muaj, edhe pse këta të fundit nuk janë të bindur nga cilësitë e tij. /Lajmi.net/