Hysaj do të kalojë në Premierligë gjatë dimrit

Aventura e Elseid Hysaj në Serie A duket se do të përfundojë gjatë këtij dimri.

Sport

06/12/2018 21:59

Chelsea është skuadra që po e kërkon me ngulm super mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë.

Londinezët janë të gatshëm të paguajnë rreth 50 milionë euro për ta “rrëmbyer” lojtarin, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Lojtari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Maurizio Sarri, nën urdhrat e të cilit kishte luajtur më herët.

Kujtojmë se më herët Sarri kishte marrë me vete edhe mesfushorin Jorginho.

Me Kevin Malcuit në skuadër, Napoli mund të jenë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat e Chelsea.

Kalimi i Hysaj tek Chelsea do të ishte hap jashtëzakonisht i madh në karrierën e lojtarit “kuq e zi”. /Lajmi.net/