Hysaj alarmon Unitedin dhe Chelsea

Elseid Hysaj është duke e shqyrtuar mundësinë e qëndrimit te Napoli, duke kërkuar vazhdimin e kontratës.

Sport

13/11/2018 18:29

Chelsea dhe Manchester United duhet të shikojnë alternativat tjera për krahun e djathtë, pasi Elseid Hysaj nuk planifikon të largohet nga Napoli.

Agjenti i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare ka konfirmuar se klienti i tij është i hapur për të nisur bisedimet me Napolin për vazhdimin e kontratës.

“Ne kemi biseduar me Napolin disa herë. Në javët në vazhdim ne do të takohemi me presidentin për të shikuar mundësinë për të rinovuar kontratën. Ai ka kontratë me Napolin vetëm edhe për dy vite e gjysmë”, ka deklaruar agjenti i lojtarit, Mario Giuffredi.

Hysaj është pjesë e Napolit që nga viti 2015, ku ka regjistruar 108 paraqitje./Lajmi.net/