Hyrja e autostradës në Veternik ende e bllokuar

Autostradës 800 milionëshe, ku afërsisht një kilometër ka kushtuar 12 milionë euro ende nuk i është vënë pika. Ajo ka ende probleme.

Lajme

19/07/2017 12:53

Ka një periudhë të gjatë kohe që hyrja në autostradë prej Veternikut të Prishtinës ngushtohet. Shenjat tregojnë se nuk duhet kaluar në anën e majtë të hyrjes.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka thënë për Ndërtimi.info se ky problem është diskutuar me Bechtel-Enkan, teksa tregon për shkakun.

“Kemi të bëjmë më rrëshqitje të dheut deri në 20 metra në thellësi, që thjeshtë me thënë është një rrëshqitje e dheut e paparaparë”, tha Zharku.

Sipas tij, Bechtel-Enka ka gërmuar në thellësi për të futur pilotë që stabilizojnë dheun, teksa përmend edhe afatin e kryerjes së punimeve.

“Ata kanë kërkuar një kohë, që të shohin se a po lëviz dheu. Besojmë që vitit do të rregullohet”.

Ndertimi.info ka pritur me shumë se dy javë për një përgjigje nga kompania Bechtel-Enka, por këta të fundit nuk janë përgjigjur.

Kostot për rregullimin e këtij problemi do t’i mbajnë Bechtel-Enka./Ndertimi.info