Hyper-GT, modeli më i shpejtë ndonjëherë i McLarenit

Në fund të vitit 2016, kompania britanike e njohur e veturave sportive McLaren ka njoftuar se është duke përgatitur një model të ri të quajtur Hyper-GT, i cili do të frymëzohet nga modeli legjendar F1.

Auto & Tek

15/03/2017 00:36

Për Hyper-GT, McLaren thotë se do të jetë një nga modelet më të shpejta që ka pasur kjo kompani ndonjëherë.

Modeli i ri pritet të vijë në version hibrid dhe do të ketë motorin 4.0-litër V8 Twin-Turbo të huazuar nga modeli 720S.

Ndoshta mund të supozohet se McLaren Hyper-GT do të jetë më i fuqishëm se 720S, por me një “kuajfuqi” më pak se P1.

McLaren thotë se Hyper-GT nuk do të bazohet vetëm në shpejtësi por edhe në rehati. Ai pritet të arrijë në vitin 2019.