Hyn në fuqi ndalesa e udhëtimeve të Trump

Qytetarët nga gjashtë vende kryesisht myslimane dhe të gjithë refugjatët nga sot përballen me masa të ashpra për të hyrë në SHBA për shkak të urdhrit të ndalesës së udhëtimeve të Donald Trump.

Bota

30/06/2017 08:49

Bazuar në këtë urdhër, njerëzit të cilët nuk kanë familjarë të afërt ose raporte biznesi në SHBA i mohohen  vizat dhe i ndalohet  hyrja në këtë vend.

Personat që kanë bashkëshort, prind, fëmijë apo vëllezër, do të lejohen potencialisht të hyjnë në Amerikë.

Urdhri vlen për njerëzit nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni, si dhe për të gjithë refugjatët.