Hyland takohet me Ahmetin, flasin për situatën politike në Kosovë

Colleen Hyland është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës njëherësh kryetar i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Lajme

20/11/2018 13:35

E  ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Colleen Hyland është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës njëherësh kryetar i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

“Gjatë takimit diskutuam për situatën politike në vend, me theks të veçantë në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.

“Znj. Hyland e falënderova për angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmirësimin e pozicionit të Kosovës në politikat ndërkombëtare, duke shprehur kështu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Lajmi.net/