Hutohet duke dëgjuar muzikë, 20 vjeçarja goditet nga treni (Video)

Ky është momenti tragjik në Rusi, ku shihet një vajzë e re duke u goditur në mënyrë të tmerrshme nga një tren.

Bota

14/04/2016 11:15

Pavarësisht që barrierat ishin të ulura poshtë, ajo nuk arrin të dëgjojë që treni është duke iu afruar pasi ajo kishte vënë kufje duke dëgjuar muzikë, transmeton lajmi.net.

Shoferi i trenit ka tentuar të ngadalësojë shpejtësinë e trenit, megjithatë edhe pse me buri provon t’i tërheq vajzës vëmendjen ajo nuk e dëgjon dhe pëson lëndime të rënda trupore.

Vajza emri i së cilës ka mbetur anonim, ka pësuar lëndime në kokën e saj, krahët, këmbët dhe është dashur t’i heqin shpretkën.

Kirurgët e kanë cilësuar me fat këtë tragjedi që ajo ka arritur të mbijetojë.

Viktima ka qenë në koma për katër ditë dhe nuk ka arritur të thotë as edhe një fjalë, ndërsa tani është transferuar në një repart për kujdes intensiv./lajmi.net