Huth ngacmon Suarezin

Mbrojtësi i Stoke Cityt, Robert Huth ka bërë shaka me Luis Suarezin duke thënë se sulmuesi i Liverpoolit duhet të dënohet me tri ndeshje moslojë për lotët që derdhi pas barazimit 3:3 me Crystal Palacen.

Sport

06/05/2014 13:22

Mbrojtësi i Stoke Cityt, Robert Huth ka bërë shaka duke thënë se Luis Suarez duhet të dënohet me tri ndeshje moslojë për lotët e tij, pas përfundimit të barazimit mes Liverpoolit dhe Crystal Palace me rezultat 3:3 të hënën.

Reds në kërkim të zbusin disavantazhin e golaverazhit ndaj Manchester Cityt u hodhën në sulm ndaj Palace dhe udhëhoqën me rezultat 3:0 deri 12 minuta para fundit.

Por, një gol nga Damiel Delaney dhe dy të tjerë nga Dwight Gayle kompletuan rikthimin sensacional të vendasve duke bërë që Suarez të qante pas ndeshjes. Dhe, Huth ka bërë shaka me yllin uruguaian duke i bërë thirrje Federatës angleze që ta dënojë Suarezin për lotët e tij.

“Ende mendoj se lotët në fushë janë shkelje e rregullave dhe duhet të ndëshkohet me tri ndeshje moslojë”, shkroi Huth, i pamëshirshëm në Twitter.