Huqja e Pacollit para Komisionit: Kam dezinfektuar dokumentet!

Në Komisionin për Punë të Jashtme është duke raportuar ministri i MPJ-së, Behgjet Pacolli.

Lajme

19/12/2018 13:52

Pas kritikave që i mori nga kryesuesja, Vjosa Osmani ai ka thënë se nuk mund t’i durojë ofendimet.

“Nuk jam njeri që i duroj ofendimet, as njeri që ofendoj. Në seancën parlamentare ndoshta kisha mujt me ardh dhe me raportu por e di se do të isha ofenduar dhe nuk mund t’i duroj ofendimet”, ka thënë Pacolli, raporton lajmi.net.

Në nguti Pacolli bëri një huqje duke thënë se i kishte gati dokumentet për raportim në Kuvend dhe se i kishte ‘dezinfektuar’.

Osmani ka replikuar duke i thënë Pacolli se nuk e ofendoi asgjë por vetëm e kritikoi për mosparaqitjet.

Tutje, Pacolli duke folur për vizitat jashtë vendit ka thënë se i ka pas katër vizita zyrtare në Afrikë mirëpo askush nuk e dinë.

“Si rezultat i gjitha vizitave që i kam pas, mund të them se i kam pas 4 vizita në Afrikë për të cilat askush nuk e din. Kam qenë pesë herë në këto shtete, Afrika është shumë e madhe 12  mijë kilometra janë, vizitat nuk i ndali”, është shprehur ai.

Pacolli ka theksuar se Kosova i ka 116 njohje dhe askush nuk e ka tërhequr njohjen ndaj shtetit tonë.

“I kemi 116 njohje të dëshmuara me 116 nota verbale. Deri tani askush nuk ka dërguar notë verbale që e dëshmon se e ka tërheq njohjen.  /Lajmi.net/