Huntelaar tallet me Realin

Sulmuesi i Schalkes, Klas-Jan Huntelaar është tallur paksa me Real Madridin, duke thënë se ata nuk ishin kërkah gjatë takimit të sotëm, dhe se skuadra e tij meritoi kualifikimin.

Sport

10/03/2015 23:03

Huntelaar nuk mund të pajtohet me eliminimin gjatë mbrëmjes së sotme, duke thënë se skuadra e Real Madridit nuk ishte kërkah në këtë takim.

“Natyrisht që ne jemi të lumtur për ndeshjen që kemi bërë sot, por ne është dashur të arrijmë më shumë”, tha Huntelaar.

“Ne kemi pranuar shumë lehtë golat, pasi normalisht, është dashur të jemi në epërsi pas pjesës së parë. Ata nuk ishin kërkah në këtë takim”, përfundoi Huntelaar.