Hungaria po voton

Hungaria sot po voton. Partia Fidesz e Kryeministrit aktual, Viktor Orban është duke shpresuar që të fitojë edhe një mandat tjetër.

Bota

06/04/2014 16:04

Sondazhet parashikojnë që Partia Fidesz do të fitojë 45-50 përqind të votave.

Partia Jobbik, pritet që të dalë e dyta në këto zgjedhje. Ndërkaq, liderja socialiste, Attila Mesterhazy, e cila është në koalicion me pesë parti të tjera, tha se ajo akoma ka gjasa që të mund partinë e Kryeministrit Orban dhe vet të bëhet Kryeministre.

“Nuk më intereson çfarë thonë sondazhet. Unë besoj se njerëzit janë të frikësuar që të thonë qëndrimet e tyre. Besoj se do të bëhen kryeministre”, tha ajo.

Gjatë fushatës për zgjedhje parlamentare, partitë garuese kryesisht janë përqendruar në reformat në ekonomi.

(BBC)