Hungaria planifikon të zgjedh problemin e migrimit duke mbyllur kufijtë

Partia në pushtet e Hungarisë do të mbyllë kufijtë në pjesën jugore të vendit për emigrant, pasi javën e kaluar ka nisur një fushatë publike kundër emigrimit ilegal.

Lajme

09/06/2015 00:00

Partia në pushtet e Hungarisë, Fidesz, dëshiron të hartojë legjislacionin për të mbyllur kufijtë e saj jugor, me të vetmin qëllim që të parandalojë emigrimin ilegal, ka deklaruar një politikan.

Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka kritikuar propozimet e Bashkimit Evropian për kuotat për emigrantët si “kufijtë e marrëzisë”. Kuotat janë hartuar si përgjigje ndaj mijëra të vdekurve në mesin e azilkërkuesve, duke u përpjekur kështu të arrijnë Evropën përgjatë Mesdheut. Por kriza është rritur në masë të madhe këtë vit.

Antal Rogan, kreu i grupit parlamentar i Fidesz, ka deklaruar se “hapa urgjent” duhet të ndërmerren.

“Fraksioni parlamentar i Fidesz, është duke shqyrtuar mundësinë e hartimit të një projektligji duke propozuar mbylljen e kufijtë në pjesën jugore të vendit. Në praktikë kjo do të thoshte se kalimi i ligjit do të nënkuptonte se të gjithë ata që hyjnë në Hungari nga një vend i sigurt, nga një vend i sigurt transitor, nuk do të mund të aplikojë për azil politik në vendin tonë.”, ka deklaruar Rogan.