Hungaria nuk heq dorë nga ndërtimi i murit

Hungaria nuk heq dorë nga ndërtimi i murit me Serbinë, është ky konstatimi i dalë nga sesioni i përbashkët i qeverisë hungareze dhe asaj serbe në Budapest.

Lajme

01/07/2015 18:40

Edhe pse kryeministrat e dy vende janë pajtuar se marrëdhëniet e tyre janë të mira, pikëpamjet e tyre kanë mbetur të kundërta kur u fol për ndërtimin e “murit antiemigrant”.

Tashmë është e sigurt që vija kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë e cila është e gjatë 175 kilometra, së shpejti do të mbrohet nga një mur i lartë katër metra. Ndërtimin e këtij muri, ka deklaruar kryeministri hungarez Viktor Orban nuk e ka drejtuar kundër Serbisë.

“Ndërtimi i murit nuk do të thotë mbyllje e kufirit me Serbinë, por vetëm dëshirojmë të parandalojmë kalimin e paligjshëm. Do të vendosim pikëkalime të reja kufitare dhe do ti zgjerojmë ato. Kam kërkuar nga kryeministri Vuçiq që të më kuptojë në këtë pyetje”, ka deklaruar kryeministri Orban.