Hungaria ndalon qëndrimin e personave të pastrehë në hapësirat publike

Qeveria e Hungarisë ka miratuar ligjin që personave të pastrehë ua ndalon qëndrimin në hapësirat publike.

Bota

14/10/2018 18:41

Një ligj që i ndalon personat të cilët nuk kanë një banesë fikse të flenë në hapësirat publike në Hungari, u miratua nga qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe pritet të hyjë në fuqi të hënën, një masë e cilësuar “mizore” nga një raportuese OKB-së për strehimin.

Një amendament kushtetues i miratuar nga parlamenti hungarez më 20 qershor ndalon “qëndrimin e vazhdueshëm në një hapësirë publike”.

Ky amendament e forcon një ligj të vitit 2013 që e bën atë një vepër penale të dënueshme me gjobë, përcjell Atsh.

Policia është autorizuar tashmë për të larguar të pastrehët dhe për të prishur kasollet dhe ambientet e improvizuara për strehim.