Hungaria kthen me autobus 35 azilkërkues kosovarë

Deri më tani Hungaria i ka kthyer kosovarët azilkërkues me rrugë ajrore, por të mërkurën e 25 marsit do të vijë edhe autobusi i parë me 35 kosovarë nga atje.

Lajme

23/03/2015 17:56

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Valon Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Migrim në MPB.

Ai tha se këta do të kthehen përmes pikës së kalimit kufitar në Merdarë, të mërkurën, më 25 mars.

“Tash do të bëhet edhe kthimi nëpërmjet rrugëve tokësore. Sot e kemi marrë njoftimin nga Ambasada e Hungarisë që 35 persona kthehen në pikëkalimin në Merdarë më 25 mars, në orën 13:00”, theksoi ai. /lajmi.net/