Hungaria fillon ndërtimit e gardhit me gjemba edhe në kufirin me Slloveninë

Hungaria për të parandaluar fluksin e refugjatëve ka filluar të ndërtojë gardhin me tela me gjemba edhe në kufirin me Slloveninë, me të cilin shtet ka kufi të hapur, si pjesë e marrëveshjes Schengen mes vendeve të BE-së.

Lajme

25/09/2015 13:12

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs në një deklaratë në Radion Kombëtare njoftoi se Hungaria pas kufijve me Serbinë, Kroacinë dhe Rumaninë ka nisur vendosjen e telave me gjemba edhe në kufirin me Slloveninë.

Kovacs duke vënë në dukje se duke vendosur tela me gjemba nuk është zgjidhje, u shpreh se: “Edhe qeveria hungareze është në dijeni se telat me gjemba nuk janë zgjidhje, por kjo mund të jetë një mjet për të frenuar emigrimin ilegal. Në kuadër të marrëveshjes së Schengen theksohet se për të mbrojtur kufijtë tanë mund të përdorim të gjitha mjetet”, ka thënë ai, raporton Anadolu Agency (AA).

– Vazhdon fluksi i refugjatëve në Hungari-

Në një deklaratë nga Drejtoria e Policisë së këtij shteti theksohet se ditën e djeshme në vend kanë hyrë 8 mijë e 104 refugjatë, ku afërsisht 7 mijë e 800 prej tyre nga kufiri me Kroacinë, ndërsa 300 të tjerë përmes kufirit me Serbinë.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se që nga fillimi i vitit 2015 në Hungari kanë hyrë 250 mijë refugjatë.