Hungaria anulon taksën e internetit

Qeveria hungareze ka vendosur të anulojë taksën e propozuar për shfrytëzimin e internetit, pas protestave masive që përfshinë Budapestin, por edhe qytetet tjera të Hungarisë që prej javës së kaluar.

Bota

31/10/2014 10:45

“Kjo taksë, në formën e saj aktuale, nuk mund të miratohet, dhe si rrejdhojë as të zbatohet”, ka thënë kryeministri Viktor Orban.

Projektligji i propozuar, i cili ishte komentuar si i pranueshëm edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian, anëtare se së cilit është edhe Hungaria, kishte si synim vënien e tarifës për çdo gigabajt të të dhënave të transferuara në internet.