Hummels tregon se cili është aktualisht mbrojtësi më i mirë në botë

Mats Hummels ka dhënë mendimin e tij rreth mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht.

Sport

13/01/2019 15:44

Mats Hummels po kalon nëpër një formë mesatare tek Bayern Munich në këtë sezon, por nuk ka hezituar të flas për mbrojtësin aktual më të mirë në botë.

Mbrojtësi gjerman është pyetur nëse Vrigil van Dijk është mbrojtësi aktual më i mirë në botë, ndërsa ai ka dhënë mendimin e tij.

“Po”, ka thënë shkurtazi Hummles për mbrojtësin holandez, përcjell lajmi.net.

Van Dijk është duke shkëlqyer në këtë sezon te Liverpool, duke e marrë epitetin e më të mirit për vitin 2018. /Lajmi.net/