Hummels tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja pas Botërorit

Ai deklaroi që ndjehet ende i ri dhe me energji.

Sport

05/06/2018 22:42

Mats Hummels ka hedhur poshtë zërat për pensionimin nga Kombëtarja pas Kupës së Botës.

Ai deklaroi që ndjehet ende i ri dhe me energji, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë nuk besoj se Kupa e Botës do të jetë turneu im i fundit. Nëse trajneri do të më ketë në planet e tij do të luaja me kënaqësi edhe në Euro 2020 sepse do të jem 31-vjeç dhe do të kem energji për të bërë një punë të mirë”, deklaroi Hummels.

Gjithsesi, ai tha se nuk pret që të luajë edhe një Botëror tjetër, atë në Katar, në vitin 2022.

“Do të jem thuajse 34 vjeç kur të fillojë Kupa e Botës në Katar. Me idenë që kam tani, do ta kem mbyllur aventurën me kombëtaren, edhe nëse kjo veprimtari do të zhvillohet në dimër”, shtoi ai. /Lajmi.net/