Hummels nuk i frikësohet Barcelonës

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka insistuar se nuk frikësohet nga përballja me Barcelonën, Manchester Unitedin ose Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjermane u kualifikua tutje pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5:4 ndaj Zenit St Petersburgut. Dhe, Hummels pret me padurim shortin e së premtes. “Do të më pëlqente të…

Sport

20/03/2014 13:35

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka insistuar se nuk frikësohet nga përballja me Barcelonën, Manchester Unitedin ose Chelsean në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane u kualifikua tutje pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5:4 ndaj Zenit St Petersburgut. Dhe, Hummels pret me padurim shortin e së premtes. “Do të më pëlqente të luaj kundër një skuadre që nuk jam takuar më parë.

Ndoshta, Barcelona, Manchester United ose Chelsea”, deklaroi Hummels për uebfaqen zyrtare të UEFA-s.

“Në fund të ditës, nuk ka rëndësi se me kënd do të takohemi, të gjithë do të jenë të vështirë”, shtoi reprezentuesi gjerman.

“Jam i lumtur që jemi kualifikuar tutje. Është e vështirë të përqendroheni kur e dini se një barazim ose edhe një humbje mund t’ju mjaftojë. Zenit ishte shumë më i mirë se sa në takimin e parë kur fituam 4:2”, u shpreh Hummels.