Hummels në vend të Ferdinandit

Manchester United ka gjetur zëvendësuesin e Rio Ferdinandit. Gjiganti nga Old Trafford kërkon transferimin e qendërmbrojtësit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Sport

13/05/2014 10:43

Manchester United është duke përgatitur një ofertë për qendërmbrojtësin e Borussia Dortmundit, Mats Hummels si zëvendësim për Rio Ferdinandin, ka njoftuar Daily Express.

Ylli gjerman është objektiv afatgjatë i Unitedit, që pritet të emërojë Louis van Gaalin në postin e menaxherit, dhe holandezi do të tentojë transferimin e tij pasi e njeh nga koha sa drejtoi Bayern Munichun.

Hummels kushton shtrenjtë, por drejtuesit e Manchester Unitedit besojnë se kanë fonde të mjaftueshme për të bindur Dortmundin ta shesin gjatë afatit kalimtar të verës.

United aktualisht ka Phil Jones, Chris Smalling dhe Jonny Evans në qendër të mbrojtjes pasi Nemanja Vidic ka paralajmëruar largimin drejt Interit, kurse edhe Ferdinand është njoftuar se nuk do t’i vazhdohet kontrata në Old Trafford dhe do të kërkojë një klub të ri në verë.