Hummels në Man Utd me ndihmë nga Liverpool

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels mund të përfundojë në Manchester United, falë ndihmës nga rivali i Premierligës, Liverpool.

Sport

01/08/2014 13:07

Manchester United është më pranë marrëveshjes për transferimin e qendërmbrojtësit Mats Hummels me ndihmë nga rivali i Premierligës, Liverpool.

Përpjekjet e Louis van Gaal për blerjen e yllit të Borussia Dortmundit janë ringjallur pasi klubet i janë afruar marrëveshjes me vlerë prej rreth 27 milionë euro.

Dhe, gjiganti nga Old Trafford ka shanse më të mëdha për angazhimin e Hummelsit pasi klubi nga Bundesliga ka filluar bisedimet me Liverpoolin për transferimin e mbrojtësit të ri portugez Tiago Ilori në formë huazimi.

21-vjeçari mund të huazohet në Dortmund si zëvendësim për Hummelsin, lëvizje e cila kërkon aprovimin e menaxherit të Reds, Brendan Rodgers.