Hummels forcon Barcelonën

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels do të transferohet në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS.

Sport

24/04/2014 20:11

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Mats Hummels ka marrëveshje me Barcelonën për transferim në Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle AS, gjiganti katalan ka siguruar shërbimet e yllit gjerman, i cili ishte objektiv i tyre edhe gjatë verës së vitit të kaluar.

Pas suspendimit të dënimit të FIFA-së që i pamundësonte Barcelonës të realizonte shitblerje të futbollistëve gjatë afatit kalimtar të verës, gjiganti nga Camp Nou sërish ka të drejtë të sjellë përforcime.

Hummels duket se do të jetë një prej atyre që do të vjen nga Bundesliga, së bashku me portierin e Borussia Monchengladbachut, Marc Andre Ter-Stegen.