Humbni peshë me çokollata

Shumë gjë e ëmbël, apo jo? Sidomos për dieta të veçanta të rekomanduar nga nutricistë të njohur, 63 % e njerëzve besojnë se duhet t’i largoni të gjitha gjërat e ëmbla sepse besohet që kanë shumë kalori. Por, sa i përket çokollatave, ato janë të rekomandueshme  për të humbur peshë. Një nutriciste e famshme ka…

Lifestyle

23/10/2013 13:48

Shumë gjë e ëmbël, apo jo?

Sidomos për dieta të veçanta të rekomanduar nga nutricistë të njohur, 63 % e njerëzve besojnë se duhet t’i largoni të gjitha gjërat e ëmbla sepse besohet që kanë shumë kalori. Por, sa i përket çokollatave, ato janë të rekomandueshme  për të humbur peshë.

Një nutriciste e famshme ka shkruar në një raport për 10 shprehitë e njerëzve për të humbur peshë.

Ajo tregon se në kushtet kur jeni në dietë është e vështirë t’i parandaloni ushqimet e preferuara.

Sipas saj, ajo që duhet të bëni është t’i konsumoni në masë shumë të vogël ato, sepse vetë ideja e parandalimit të gjërave që ju i pëlqeni ju bën të mendoni se nuk po humbni peshë dhe keni nevojë që t’i hani.

Në vend se t’i shmangeni tërësisht, bëjani vetës një qejf të vogël, por gjithmonë me limit.

Nëse jeni dashnorë të çokollatës, shijoni disa copëza të saj.