Humbje kohe: Mos e bëni këtë ushtrim më shumë se 30 sekonda – Lajmi.net
Humbje kohe: Mos e bëni këtë ushtrim më shumë se 30 sekonda
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 11:13, 26 January 2018
Ekspertët kohë më parë kanë këshilluar që ushtrimi plank nuk bëhet më shumë se një minutë.

Sipas rekomandimeve më të reja, ushtrimin do të duhej ta bëni disa herë gjatë ditës, por në intervale jo më të gjata se 10 deri 20 sekonda.

“Nëse bëni plank më shumë se një minutë, është vetëm humbje kohe. Prandaj më mirë koncentrohuni vetëm në 20 deri 30 sekonda, nëse do të mundeni realisht të përballoni, por edhe ushtrimi të jetë i bërë siç duhet”, thekson Ostin Lopez, transmeton Telegrafi.
Ky ushtrim, sipas tij, ka kuptim vetëm kur muskujt janë mirë të tendosur.
“Kur ushtrimi bëhet më gjatë se 30 sekonda, shumica ngadalë pushojnë t’i shtrëngojnë muskujt. Atëherë peshën e trupit fillojnë ta kalojnë në supe, kështu që rezulton që 30 sekondat e tjerë bëhen në forcimin e qëndrueshmërisë së supeve, jo në forcimin e gjithë trupit”, shpjegon Lopez.

Çdokënd që e trajnon, Ostin Lopez patjetër ia ndalon të bëjë plank më shumë se 20 – 30 sekonda.

Të gjithë atyre personave, të cilët dëshirojnë që nga planku të arrijnë rezultate edhe më të mira, i këshillon që të mos fokusohen në vazhdimin e kohëzgjatjes, por në rëndësinë e ekzekutimit të ushtrimeve.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO