Humbja nga Liverpool, Tuchel në rrezik te Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain ka hedhur në diskutim të ardhmen e trajnerit Thomas Tichel.

Sport

21/09/2018 14:43

Paris Saint-Germain pësoi një humbje zhgënjyese përballë Liverpoolit në Champions League dhe, sipas mediave franceze, situata në klub nuk është krejt e qetë.

Mendohet se tranjeri Thomas Tuchel, nuk flet më me drejtorin sportiv Antero Henrique, i cili është përgjegjës për transferimet e skuadrës.

Ekipi kryeqytetas nuk mundi t’i plotësonte dëshirën kryesore teknikut gjerman, blerjen e një mesfushori.

Synimi kryesor për kampionët e Francës ishte lojtari i Chelsea-t, N’Golo Kante, i cili javën e shkuar pranoi se ka pasur kontakt me skuadrën. Gjithsesi, lojtari nuk dëshironte të largohej nga Chelsea, duke pohuar se ndihet mjaft mirë në Londër.

Mesfusha e PSG nuk është në gjendjen më të mirë, pas tërheqjes nga futbolli të Thiago Mottas, që u bë tranjer i të rinjve të skuadrës, e dëmtimit të Marco Verratit. Për këtë arsye, kundër Liverpoolit Tuchel u detyrua të luante me një mesfushë të përbërë nga Marquinhos, Rabiot dhe Angel Di Maria, ku të tre lojtarët nuk luanin në pozicionet e preferuara, përcjell “SS”.

Kjo nuk është hera e parë që Tuchel has problem me drejtues të klubit. Kur ishte tranjer i Borussias së Dortmundit, ai u largua në maj të vitit 2017, për shkak të marrëdhënieve të këqija me Hans-Joachim Watzke.