Humbja nga Khabib, ja çfarë ka bërë tani McGregor

Conor McGregor ka bërë gati planin e tij pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov.

Sport

10/10/2018 10:30

Conor McGregor ka filluar ta planifikojë revanshin me Khabib Normagomedov në UFC.

Trajneri i tij, John Kanavagh ka konfirmuar interesimin e irlandezit për një duel të ri me rusin.

Por, ai po ashtu ka theksuar se McGregor ka mbetur shumë i pakënaqur me veten për shkak të një gabimi teknik që solli rrëzimin e tij në raundin e dytë.

“Conor i urren gabimet teknike. Andaj, ajo goditje me të djathtën nga Khabib ishte e tillë”, u shpreh Kanavagh për “MMA Show”, përcjell lajmi.net.

“Ishte një prej goditjeve më të pastra që Conor ka pësuar në karrierën e tij në MMA”, theksoi ai. /Lajmi.net/