Humbja ndaj Skocisë, mediat britanike: Shqipëria me fanellat e këtij ekipi nga viti 2007

Shqipëria u mposht nga Skocia me rezultat 2:0 në Ligën e Kombeve.

Sport

11/09/2018 07:15

Shqipëria u mposht nga Skocia me rezultatin 2-0 në takimin e luajtur në “Hampden Park”. Një lojë e dobët e djemve kuqezinj, të cilët morën kritika të shumta pas ndeshjes. Kjo përballje mori vëmendjen e mediave britanike, të cilat e kanë cilësuar Shqipërinë si kundërshtar të limituar.

Sipas “The Guardian” Skocia e meritoi plotësisht fitoren dhe pas golit të dytë Shqipëria nuk dukej e aftë të kthehej në lojë, duke u dorëzuar totalisht. Sajti prestigjioz britanik tregoi gjithashtu se tifozeria vendase nuk entuziazmoi.

Ndërkohë “Daily Mail” fokusohet më tepër te Bekim Balaj, i cili nuk arriti të shënonte. “Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”, shkruan veç të tjerave “Daily Mail”, transmeton “Panorama Sport”.

Ndërsa “The Sun” shkuan se Skocisë në pjesën e parë i mungoi saktësia para portës dhe si rrjedhojë golat erdhën në të dytë. E përditshmja britanike thekson se vendasit mund të kishin shënuar golin e tretë, por ndërhyrja e Prengës ishte vendimtare.

“The Herald” ka përfituar nga situatë për të bërë ironi, duke e lidhur fitoren e sotme të Skocisë, me golin e famshëm të Panuçit në 2007-tën. “një lloj hakmarrje” fitoren e sotme, duke kujtuar se ironikisht Shqipëria kishte fanellat e bardha, si Italia e vitit 2007.