Humbja, gjëja më e mirë për Atleticon

Diego Simeone thotë se humbja nga Levante do t’ua hapë sytë lojtarëve të Atletico Madridit, para tri javëve me intensitet të lartë, të cilat i presin. Ai beson se lojtarët e tij do ta kenë një fund fantastik të sezonit.

Sport

05/05/2014 10:21

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, thotë se humbja nga Levante të dielën pasditë ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte ekipit të tij.

Los Rojiblancos u ndalën në fundjavë, por e ruajtën avantazhin ndaj përcjellësve pasi Barcelona dhe Real Madridi barazuan në duelet përkatëse.

“Humbja ishte gjëja më e mirë që ka mundur të na ndodhte. Kjo na udhëheq ne tek tri javët e intensitetit të lartë dhe emocioneve të mëdha”, theksoi Simeone pas ndeshjes.

“Është një moment ideal për lojtarët, ata sigurisht se do t’i kenë tri javë fantastike. Ekipi u mundua dhe kishte disa raste. Portieri i tyre e bëri një lojë fantastike. Levante luajti mjaft mirë”.

“Ne tash duhet të fokusohemi në finalen e parë që do ta kemi: ndaj Malagas”, përfundoi Simeone.

Atletico do të përballet me Malagan në stadiumin Vicente Calderon më 11 maj, në ndeshjen e parafundit të sezonit.