Humbja e tetë e Man Utd

Manchester Unitedit nuk i kreu punë as përforcimi i ri Juan Mata e as dyshja sulmuese Robin van Persie e Wayne Rooney të rikthyer nga lëndimi. Kampioni në fuqi i Premierligës pësoi humbjen e tetë këtë edicion duke u mposhtur në udhëtim nga Stoke City me rezultat 2:1. Në duelin ku ylli kosovar Adnan Januzaj…

Sport

01/02/2014 17:04

Manchester Unitedit nuk i kreu punë as përforcimi i ri Juan Mata e as dyshja sulmuese Robin van Persie e Wayne Rooney të rikthyer nga lëndimi.

Kampioni në fuqi i Premierligës pësoi humbjen e tetë këtë edicion duke u mposhtur në udhëtim nga Stoke City me rezultat 2:1.

Në duelin ku ylli kosovar Adnan Januzaj nuk u paraqit për asnjë minutë, United mbeti në disavantazh kur pas 38 minutash lojë mesfushori Charlie Adam kaloi vendasit në epërsi.

Menjëherë pas intervalit, Mata asistoi për Van Persien i cili barazoi rezultatin për Unitedin.

Mirëpo, ish futbollisti i Liverpoolit, Adam shënoi sërish në minutën e 52’të duke rikthyer avantazhin e vendasve, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Rezultatet:

Newcastle – Sunderland 0:3

West Ham – Swansea 2:0

Cardiff – Norwich 2:1

Everton – Aston Villa 2:1

Fulham – Southampton 0:3

Hull City – Tottenham 1:1

Stoke City – Man Utd 2:1