Humbja e peshës pas shtatzënisë

Rënia në peshë pas shtatzënisë është një problem sfidues për nënat e reja, të cilat nuk gjejnë kohë, energji dhe vullnet për tu aktivizuar fizikisht. Në tekstin në vazhdim do të gjeni disa këshilla se si t’ia dilni në këtë drejtim.

Lifestyle

10/10/2014 20:49

Rënia në peshë pas shtatzënisë është një problem sfidues për nënat e reja, të cilat nuk gjejnë kohë, energji dhe vullnet për tu aktivizuar fizikisht. Në tekstin në vazhdim do të gjeni disa këshilla se si t’ia dilni në këtë drejtim.

Një foshnjë shpejt mund t’i prishë planet e një nëne të re për t’u kthyer në peshën dhe formën e para-shtatzënisë. Kërkesat e vazhdueshme, së bashku me efektet e mundimshme të gjumit të prishur, mund ta bëjnë të vështirë për një nënë të re të gjejë kohë dhe energji për ushtrime ose të përgatisë ushqime të shëndetshme. Ja disa këshilla për problemet më të shpeshta me të cilat përballen nënat e reja, transmeton Lajmi.net.

Problemi 1: Nuk keni kohë të gatuani ushqimet e duhura. Kur kujdeseni për një foshnjë, gatimi i ushqimit të duhur duket si një luks. Në të vërtet ju gjithmonë mbështeteni më shumë në ushqim të lehtë dhe të përpunuar.

Zgjidhja: Kërkoni më shumë përkrahje. Miqtë, familjarët dhe fqinjët shpesh janë të gatshëm dhe të ngazëllyer t’u ndihmojnë, andaj mos mendoni se duhet të bëni gjithçka vetë. Përdorni kohën shtesë për të përgatitur ca ushqim të shëndetshëm. Ndiq rregullat bazike për të ulur yndyrat dhe për të rritur konsumin e frutave dhe perimeve. Nëse foshnja juaj është më e rritur dhe han gjëra të ngurta, ju mund të bluani një pjesë të ushqimit që e hani edhe vetë, kështu do të ndani të njëjtin ushqim të shëndetshëm së bashku me foshnjën.

Problemi 2: Ushqimet e shpejta me shumë sheqer ose yndyra. Lodhja mund t’ju bëjë juve të ndjeheni letargjik (të përgjumur), të rraskapitur dhe në nevojë të një konsumimi të shpejtë të ëmbëlsirave dhe ushqimeve me shumë yndyrë.

Zgjidhja: Kthejeni ushqimin e lehtë në avantazh tuajin. Hani ushqime të shpejta të pasura me fibra, pak yndyrë, pak sheqer; këto do t’ju bëjnë të ndjeheni të ngopura dhe pa konsumuar shumë kalori. Për të shtuar energjinë, hani një banane, që është e pasur me kalium – një mineral esencial për funksionim të muskujve dhe nervave – ose përpiquni të hani rrush të thanë, që ka shumë hekur por pak yndyrë.

Problemi 3: Nuk kemi kohë ose energji për stërvitje. Foshnja kërkon vazhdimisht kujdesin dhe praninë tuaj, andaj ju jeni tepër të lodhur për t’u stërvitur.

Zgjidhja: Rritja e nivelit të aktivitetit do t’ju ndihmojë juve të arrini një sasi të dukshme të kalorive të harxhuara, derisa ushtrimet muskulore do t’i forcojnë muskujt tuaj. Megjithëse ju mund të ndjeheni tepër të lodhura për t’u stërvitur, ia vlen të këmbëngulni pasi në shikim të largët niveli i energjisë tuaj do të rritet. Përfshijeni foshnjën tuaj në stërvitjet e pas-lindjes; filloni duke ecur me fëmijën tuaj në karrocë ose thes foshnjash. Notimi është një ushtrim tjetër aerobik të cilin mund ta shijoni. Ka pishina ku ju mund të keni hapësirë dhe siguri të mjaftueshme për të notuar bashkë me foshnjën, transmeton Lajmi.net.

Problemi 4: Mungesa e gjumit. Foshnja e re jua çrregullon gjumin, duke harxhuar energjinë tuaj dhe duke ju lënë të tensionuar dhe të rraskapitur.

Zgjidhja: Praktikoni disa teknika relaksuese kurdo që keni pak momente të lira. Meditimi, vizualizimi ose joga mund ta ndihmojnë organizmin tuaj të rikuperohet nga lodhja e gjumit të çrregulluar dhe t’ju japë më shumë energji.

Ky artikull ishte publikuar në ChangeOne.com