Humbja e penalltisë, Maradona ka diçka shumë interesante për Messin

Diego Armando Maradona ka inkurajuar Leo Messin.

Sport

18/06/2018 15:19

Legjenda argjentinase ka thënë që humbja e penalltive s’do të thotë asgjë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kam humbur katër penallti radhazi por ishte prapë Diego Armando Maradona,” shprehet fituesi i Kupës së Botës 1986 për Telesur.

“Humbja e dy pikëve nuk erdhi për shkak të penalltisë së humbur nga ai. Ai tregoi se kush është dhe dha gjithçka për ekipin. Djaloshi bëri detyrën e tij”.

“Duke e parë në fushë, dukej që ishte shumë i mërzitur. Ashtu siç do të kisha qenë edhe unë. Ai i bëri të gjitha, por nuk kishte kujt t’ia pasonte topin”, shtoi ai. /Lajmi.net/