“Humbja e Arsenal nga BATE ishte paraqitja më e dobët nën urdhrat e Emery”

Arsenal ka pësuar një humbje befasuese në udhëtimin në Bjellorusi, nga skuadra e BATE Borisov.

Sport

14/02/2019 22:00

Goli i Stanislav Dragun në fundin e pjesës së parë ishte goli i vetëm i këtij takimi, i cili i shkaktoi humbjen skuadrës nga Londra.

Sipas ish mbrojtësit të Arsenal, Martin Keown, kjo ka qenë paraqitja më e dobët e Arsenal nën urdhrat e Unai Emery.

“Me sa më kujtohet, kjo ishte performanca më e dobët nën urdhrat e Emery” ka thënë Keown për “BT Sport”, transmeton lajmi.net.

“BATE duhet përgëzuar, por Arsenal nuk kishte në nivelin e duhur. Mund t’i vësh fajin terrenit, por kjo është arsye e dobët. Duhet të luhet më mirë se kaq” ka thënë ndër të tjerash Martin.

Sikur të mos mjaftonte vetëm humbja me rezultatin 1:0, ishte edhe Lacazette që u ndëshkua me kartonin e kuq. /Lajmi.net/