Humbi telefonatën e jetës, prapaskena e ftesës së Walker në Kupën e Botës

.

Sport

17/05/2018 14:14

Një telefonatë e humbur nga trajneri Gareth Southgate, për pak sa nuk i shkaktoi humbjen e Botërorit mbrojtësit të Anglisë, Kyle Walker.

27-vjeçari u përzgjodh nga trajneri në listën e futbollistëve që do të përgatiten për Botërorin, edhe pse nuk i është përgjigjur telefonatës së tij.

uOKER

Këtë fakt e ka zbuluar vetë mbrojtësi i Manchester Cityt, i cili postoi një “screenshot” të celularit të tij, ku shihet telefonata e humbur e trajnerit.

Në postimin e tij në “Twitter” rreth kësaj telefonate, Walker shkruante: “Telefonata që nuk do të doje kurrë ta humbisje”.

32767697_10209085196007226_5732230040922357760_n