Humbi penalltinë vendimtare, kërcënohet me jetë sulmuesi danez

Kërcënimet me vdekje për futbollistët që kanë gabuar në momentet deçizive të ndeshjeve të skuadrave të tyre në këtë botëror, duket se janë kthyer në modë tashmë.

Sport

03/07/2018 17:57

I dyti në radhë ishte futbollisti i Suedisë Durmas, që u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës me Gjermaninë dhe shkaktoi faulin që solli golin e fitores për “Pancerat”.

Së fundi, është kërcënuar me jetë edhe sulmuesi i Danimarkës, Nicolai Jorgensen, që humbi 11-metërshin deçiziv në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave, ndaj Kroacisë.

Kjo ka bërë që Federata Daneze e Futbollit të reagojë ashpër nëpërmjet një komunikate, ku ka kërkuar që të ndalen fenomene të tilla dhe i ka bërë thirrje policisë të hetojë rastet.

“Ndalni! Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj futbollistëve, politikanëve dhe kujtdo tjetër. është e papranueshme. I kërkojmë policisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund këti fenomeni shqetësues”, thuhet në deklaratën e Federatës.

Kujtojmë që 90 minutat e sfidës mes Kroacisë dhe Danimarkës përfunduan në barazim 1-1 dhe ishte pikërisht Jorgensen që kaloi danezët në avantazh, që në minutën e parë të sfidës.