Humbi bastin me djaloshin simpatik, tenistja super-seksi ia premton “një natë” (FOTO)

Asnjëherë nuk duhet të vësh bast kundër një ikonë të futbollit amerikan si Tom Brady edhe kur aid he skuadra e tij e “Patriotëve” është në vështirësi, siç ishte finalja e Super Bowl.

Sport

08/02/2017 11:05

Ajo që i ka dalë kundër dhe ka vënë bast kundër tij është tenistja kanadeze Eugenie Bouchard, që ka postuar në kohën që luhej ndeshja një mesazh në “Twitter”, ku thuhej “E dija që “Fajkonjtë” do ta fitonin ndeshjen”, ndërkohë që shifrat ishin 28-3 për ta.

Por ja që shifrat e takimit përmbysen dhe “Patriotët” fitojnë 32-28 pas kohës shtesë. Ndërkohë që, Bouchard ka biseduar me disa nga fansat e saj gjatë kohës që luhej ndeshja.

https://twitter.com/SInow/status/828508035056332800?ref_src=twsrc%5Etfw

Dhe, me njërin prej tyre, Jordan Caron, ka vënë bast se kush fiton. Bast i humbur dhe tenistja kanadeze tani duhet të mbajë fjalën.

Basti i humbur është një darkë mes Bouchard (jeton në Kanada) dhe Caron (jeton në Çikago). Por për djaloshin që shkon ende në shkollë nuk ka rëndësi distanca, pasi është gati të udhëtojë kudo vetëm që të dalë me tenisten seksi.

Palët kanë shkëmbyer adresën, tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë, por Bouchard e ka marrë një leksion “Një gabim që mu bë mësim. Asnjëherë nuk duhet vënë bast kundër Tom Brady”, komenti i dytë në “Twitter” i tenistes.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6