Humbi aq shumë peshë sa që rojet e kufirit nuk i besuan që ishte i njëjti person

Ross Connor shpezoi 6 mijë funte për t\'iu bashkuar një kampi të kikboksit për një vit në Tajlandë dhe deshi të kthehej në shtëpi, por u arrestua në aeroport.

Fun

14/05/2014 22:12

Një burrë 33 vjeçar kishte humbur aq shumë peshë gjatë qëndrimit të tij në Tajlandë, sa që rojet e kufirit refuzuan ta lënë të kthehet në shtëpi sepse ai dukej shumë më ndryshe nga fotot që i ishin bërë kur kishte ardhur në fillim.

Ai u ndalua në aeroport deri sa u tregoi oficerëve fotot që tregonin ndryshimin e tij.

Ross nga Peterborough tha:\”Ishte një moment shqetësues. E dija se do humbja shumë peshë, por kurrë nuk e kam menduar se do më ndalojn të hip në aeroplan. Por kur ata më treguan foton e bërë kur kisha ardhur në fillim, madje edhe unë kisha probleme ta njoh veten time. Pas gjithë asaj pune të madhe që kisha bërë, mendova se nuk do isha në gjendje t\’ia tregojë familjes sime rezultatet e trajnimit një vjeçar.\”