Humbi tetë djem, vajzës së vetme i kërkon falje se e kishte goditur dikur

Për prindërit të cilët çdo herë luftojnë për të ndërtuar familjen e tyre, tragjedi e madhe është vdekja.

Lifestyle

20/02/2017 12:37

Por një rast i tillë dhe tejet i rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një çifti bashkëshortor i vdiqën 8 fëmijë.

Kështu u rrëfye ngjarja në shoun televiziv shqiptar ‘’Ka një mesazh për ty’’, ku babai korçar ftoi vajzën e saj, e cila ka mbetur i vetmi fëmijë i familjes.

Babai i cili po rrëfente ngjarjen në ‘’Ka një mesazh për ty’’, tha se i vdiqën 8 fëmijë, ndërsa gjithë jetën ia kushtoi vajzës së tij, ku siç edhe e pranoi ai vetë, asnjëherë nuk e refuzon për asgjë.

Pas fatkeqësisë me 8 djemtë që sot nuk i ka, Niko u bë baba me Evën, të cilës nuk i thotë dot “jo” për asgjë, teksa shton se atë se çka ndodhur kur vajza ishte në klasë të shtatë.

“Vajza ishte në klasë të 7-të asokohe. Kisha dalë nga puna dhe shoh në rrugë vajzën time dhe shoqet e saj, që kishin lidhur bluzat në bel. Iu afrova dhe e godita”, rrëfeu ai, duke shtuar se kjo ishte hera e parë dhe e fundit që e qëllonte vajzën e tij.

Ndaj e ftoi në studio për t’i kërkuar falje, ndërsa vajza i tha se nuk e mbante mend fare këtë ngjarje dhe mes lotësh janë përqafuar, përcjellë Klan Kosova.