Humbi 5:2, deklaratë e papritur nga trajneri i Romës

"Përmbysëm Barcelonën, e di që nuk është sfidë e njëjtë, por shpirti dhe dëshira janë të njëjta. Do të luftojmë deri në fund".

Sport

24/04/2018 23:26

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, u shpreh optimist në përmbysje, pavarësisht humbjes 5:2 sonte.

Ai deklaroi që ekipi i tij do të luftojë për finale, përcjellë “Lajmi.net”.

“Sonte e nisëm shumë mirë, por me kalimin e kohës humbëm shumë duele dhe na u vështirësuan gjërat”, deklaroi Di Francesco.

“Unë besoj në përmbysje, ne mund t’ia dalim”.

“Përmbysëm Barcelonën, e di që nuk është sfidë e njëjtë, por shpirti dhe dëshira janë të njëjta. Do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai. /Lajmi.net/