Humbi 5:1 nga Arsenali, Tuchel paralajmëron Buffonin

Buffon mund të mbetet rezervist.

Sport

29/07/2018 14:35

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, e ka paralajmëruar portierin Gianluigi Buffon.

Ai deklaroi që për portën e ekipit ka konkurrencë të madhe, përcjellë “Lajmi.net”.

“Konkurenca në portë është shumë e fortë. Do të vendos shpejt”, deklaroi Tuchel.

“Kur të 3 portierët të jenë në 100% e tyre atëherë do të vendos”.

“Bufon ka personalitet të madh dhe e përcjell lidershipin edhe te shokët e tjerë të skuadrës”, përfundoi gjermani. /Lajmi.net/