Humbet kontrollin e motorit, ndërron jetë shpërndarësi i picave

Një 58 -vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Fier.

Lajme

20/10/2018 21:43

Ka rezultuar tragjik fati i një shpërndarësi picash, i cili ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm në Fier.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije shtetasi me inicialet S. M., 58 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motoçikleta me të cilën shpërndante pica. /Syri.net/