Humbet gishtërinjtë e dorës, i zëvendëson me të këmbës (Foto)

Një baba, i cili humbi thuajse të gjithë dorën në një aksident në punë ka mësuar të përdorë gishtërinjtë e këmbës për të kryer një veprimtari normale.

Fun

05/09/2017 15:54

55-vjeçari Jeremy Payton, kishte frikë se do të mbetej përgjithmonë i paaftë  pasi humbi të gjithë gistat e dorës së djathtë.

Por falë kirurgjisë ai ka hequr 3 gishta nga këmba duke i vënë dorës së tij. E pas shumë kohe praktikë, tashmë ai shprehet se thuajse nuk e ndjen mungesën e gishtave të tjerë, kjo pasi, siç thotë ai, kryen çdo punë falë tre gishtave të këmbës në dorën e tij të djathtë. /Lajmi.net/