Humb portofolin, por ndodh diçka e jashtëzakonshme

Reilly Flaherty kuptoi për një moment që kishte humbur portofolin e tij, aty kishte një shumë të majme parash, patentë shoferin dhe kartelat e bankës.

Bota

17/02/2016 17:33

Një djalosh i’a kishte gjetur portofolin dhe kishte vendosur për t’ia kthyer, vetëm se jo komplet, ai vendosi të mbajë paratë për një arsye interesante, transmeton lajmi.net.

Kur ai deshi të lajmërojë bankat për t’ia bllokuar kartelat dhe gjithashtu të lajmërojë policinë për zëvendësim të patentë shoferit, djaloshi i shkroi letër dhe i’a dërgoi në adresën e tij që e kishte gjetur në portofol.

Në letrën e shkruar, personi anonim thotë: “Kam gjetur portofolin tuaj me patentë shoferin ku edhe gjeta adresën tuaj dhe gjithashtu edhe kartelat e bankave. Kështu që vendosa të t’i kthej vetëm gjërat e rëndësishme.”

“Kam mbajtur të hollat tuaja për shkak se më nevojiten për të blerë marihuanë”.

“Shijojeni pjesën tjetër të ditës.”

Pronari i portofolit ka postuar në Instagram foton që djaloshi i’a ka dërguar, dhe, aty ka shkruar: “Faleminderit … Mendoj?”, edhe pse i’u kthye portofoli pa para, ai megjithatë ndihet falënderues për këtë gjest humanitar. /Lajmi.net